Gazeta Si – Pas denoncimeve dhe ankesave të qytetarëve për drejtuesit e motomjeteve që kryejnë shërbime shpërndarjeje, Policia Rrugore ka nisur kontrollet në kryeqytet.
Që prej nisjes së planit të masave, gjatë ditëve të fundit, policia ka verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh.
10 prej tyre u konstatuan me motor të modifikuar dhe të pa pajisur me leje drejtimit, 32 të tjerë me mangësi dokumentacioni, si dhe 283 për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.
Përveç dokumenteve të nevojshme dhe sjelljes së drejtuesve të motomjeteve, në raport me rregullat e qarkullimit në rrugë, është ushtruar kontroll për sistemet e tjera të nevojshme, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme për dallueshmërinë e kësaj kategorie mjetesh, gjatë qarkullimit në kushtet e errësirës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




