Ka ndodhur

Tiranë, gjendet i mbytur në liqenin e Farkës një 30-vjeçar

Gazeta Si – Një person me inicialet L.D., 30 vjeç është gjetur këtë të mërkurë pa shenja jete dhe pa shenja dhune në liqenin e Farkës.

Sipas informacioneve paraprake policore, dyshohet se personi vuante nga probleme të  shëndetit mendor.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën 30-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë