Ka ndodhur

Tiranë, furgoni me klandestinë bllokohet pranë një qendre tregtare

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas arrestimit të 7 emigrantëve të paligjshëm, të cilët po transportoheshin me furgon.

Të arrestuarit janë L.B. alias K.K. 34 vjeç dhe E.M. i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërsa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tyre, M.D. 36 vjeç.

Ata u kapën nga shërbimet e policisë pranë një qendre tregtare, duke transportuar me furgon 7 emigrantët, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportuesit akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit të kryer në bashkëpunim dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht edhe 7 emigrantët e huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërkohë që vijojnë hetimet identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë