Ka ndodhur

Tiranë, fqinji plagos me thikë dy vëllezër pas një sherri

Gazeta Si – Dy vëllezër janë plagosur me thikë, pas një sherri që kanë pasur me fqinjin e tyre, për motive të dobëta.

Sips policisë, të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Autori është arrestuar nga policia, ndërsa të lënduar kanë mbetur Agim Karafili, 51 vjeç, dhe Agron Karafili, 57 vjeç. Sipas burimeve, debati mes tyre ka nisur pasi kanë qenë të dehur.

“Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë