Ka ndodhur

Tiranë, falsifikonin vulat dhe firmat e mjekëve për rinovim patentash

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor, duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Policia e Tiranës thotë se në pranga ka rënë Igli Katroshi, 51 vjeç dhe Albion Goxhaj, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa janë proceduar D.F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O.D., 26 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jo tatimorë të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Tashmë hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë