Ka ndodhur

Tiranë, e reja hidhet nga kati i dytë  banesës pas dhunës së partnerit 24-vjeçar

Gazeta Si – Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, e cila si pasojë ka tentuar të vetëvritej, duke u hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht, e reja ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, 24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e të premtes, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës.

I riu, banues në kryeqytet, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentative.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë