Ka ndodhur

Tiranë, djali i mitur vret aksidentalisht babanë efektiv të FNSH-së

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të diel në zonën e Kopshtit Zoologjik ku një djalë 7-vjeçar ka qëlluar pa dashje të atin me armë zjarrin të atin.
Ai ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë.
Mësohet se viktima Roland Bicerri ka qenë në një bilardo duke luajtur me miqtë e tij.
Djali në këtë moment ka marrë armën nga çanta e të atit dhe në këtë moment e ka shprehur pa dashje.
Policia njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

Bëhet me dije se ka qenë vetëm një plumb ai që i ka marrë jetën 39 vjeçarit. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar shokun e efektivit dhe disa qytetarë të tjerë të cilët ndodheshin në bilardo në momentin e ngjarjes për të zbardhur detaje të reja.

Efektivi në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej jashtë shërbimit, por për shkak se ai ndodhej në lagje dhe duke qenë efektiv i FNSH-së ka pasur me vete dhe armën e zjarrit.

(foto të viktimës)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë