Gazeta Si – Një 58- vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është rrëzuar aksidentalisht ne katin minus 1 të i një pallati në ndërtim në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë.
Të shtunën më 7 tetor, Tonin Marku, banues në Kamëz u denoncua i humbur nga familjarët e tij në komisariatin numër 2, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi.
Policia konfirmoi se gjeti trupin e pajete të 58-vjeçarit, i cili mësohet se ishte punëtor në pallatin që po ndërtohet në zonën e ish- fushës së aviacionit. Ngjarja sipas burimeve zyrtare te policisë po hetohet si aksident në punë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




