Ka rezultuar fals alarmi për bombë në Tiranë përballë ambasadës iraniane dhe në rrugicën ku banon ish-kryeministri Berisha.
Një çantë shpine e dyshimtë u raportua e braktisur në rrugën ‘Mustafa Matohiti”, duke ngritur në alarm forcat e policisë. Brenda çantës që u hap nga forcat xheniere nuk u gjet asgjë e rrezikshme, përveç disa rrobave dhe sendeve personale.
Ndërkohë që dyshohet se ajo është braktisur nga ndonjë qytetar i pakujdesshëm. Alarmi për çantën e braktisur u dha nga banorët e zonës dhe nga një punonjës i policisë që ishte në detyrë pranë rrugës në fjalë.
Pasi mori njoftimin, policia rrethoi zonën dhe verifikoi se brenda saj nuk kishte asgjë të rrezikshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




