Ka ndodhur

Tiranë, administratori me ekonomisten i vjedhin 28 milionë lekë kompanisë prej 3 vjetësh

Gazeta Si – Një 59-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është denoncuar për vjedhje nga pronarët e një kompanie ku ai kishte detyrën e administratorit.

Sipas policisë, ai i ka vjedhur kompanisë që drejtonte 28 milionë lekë të reja përgjatë një periudhe 3-vjeçare, duke i shkaktuar një dëm kolosal.

Mësohet se këtë vjedhje ai e kishte kryer në bashkëpunim me ekonomisten e kompanisë, e cila është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Nga viti 2018 deri në 2021-in, shtetasi K.M., së bashku me bashkëpunëtoren e tij, me iniciale N.Gj., kanë shpërdoruar detyrën, duke vjedhur të ardhurat e kompanisë ku ishin të punësuar.

Ata akuzohen tashmë veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë