Ka ndodhur

Tiranë, bllokohen qindra kapsolla dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë plasëse

Gazeta Si - Policia e Tiranës ka sekuestruar qindra kapsolla dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë plasëse gjatë një aksioni për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit dhe përdërimit të lëndëve pirotektnike.

Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, në prag të festave të fundvitit,  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave, detyra të cilat konsistojnë në:

-Zbatimin me rigorozitet të planeve të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, nga subjektet e licencuara, si dhe

-Intensifikimin e kontrolleve në territor dhe në këtë kuadër, ndihmësspecialistët e Policimit në Komunitet/SPZ-të, patrullat e përgjithshme, ndihmësspecialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve të kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë