Ka ndodhur

Tiranë, banesa ishte kthyer në qendër masazhi për prostitucion

Gazeta Si – Një 29-vjeçar, i cili kishte përshtatur banesën e marrë me qira në qendër masazhi dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, është arrestuar në Tiranë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Camouflage”, prangosi shtetasin A.D., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy vajza, të cilat përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë