Ka ndodhur

Tiranë, babë e bir dhunojnë dhëndrin dhe krushkun

Babë e bir janë përfshirë në një konflikt familjar, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhëndrin dhe krushkun e tyre.

Policia e Tiranës, thotë se në pranga kanë rënë shtetasit B.Ç., 54 vjeç dhe H.Ç., 22 vjeç (babë e bir).

Këta të fundit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K.M., 30 vjeç dhe A.M., 53 vjeç (dhëndri dhe krushku i tyre).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë