Ka ndodhur

Tiranë, babai 27-vjeçar bën për spital vajzën e tij të mitur

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur. Në një njoftim zyrtar, policia thotë se shtetasi me iniciale R.K., 27 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë mësohet se ngjarja është denoncuar nga nëna, e cila ka qenë në punë dhe kur ka shkuar në shtëpi ka gjetur vajzën e mitur të dhunuar.

Kësaj të fundit po i bëhen të gjitha analizat mjekësore dhe është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e Tiranës njoftoi paraprakisht se: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë