Ka ndodhur

Tiranë/ Asfiksohen nga gazi, humbin jetën 2 persona brenda banesës

Dy persona kanë humbur jetën në një banesë në kryeqytet pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.

Viktimat janë identifikuar si A. M., i cili është pronari i banesës dhe V. B., i afërm i tij, përkatësisht 47 dhe 56 vjeç.

“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Pronari i shtëpisë jeton me familjen e tij në Greqi, prej disa kohësh ishte kthyer vetëm për të rikontruktuar banesën në Tiranë.

Në polici familjarët kanë bërë denoncim pasi nuk përgjigjej në telefon. Pasi kanë shkuar në banesë dhe kanë hapur derën i kanë gjetur të dy të pajetë me ngrohësen e gazit të ndezur.

Dyshohet se kanë qenë në gjumë të dy dhe e kanë harruar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë