Ka ndodhur

Tiranë, arrestohet 49-vjeçari i kërkuar për kultivim droge në Kosovë

Gazeta Si – Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, policia shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, finalizoi arrestimin e O.Sh., 49 vjeç, i lindur në Tepelenë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në shkurt 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë