Ka ndodhur

Tiranë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar me mbi 10 vite burg në Itali

Gazeta Si –Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Policia thotë se në pranga ka rënë Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë