Ka ndodhur

Tiranë, arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 3.4 vite burg për drogë

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim. Policia thotë se R.L., ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

I riu u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Sharrës në Tiranë. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë