Gazeta Si - Dy drejtuesit e mjeteve që shkaktuan dy aksidente të ndryshme me pasojë vdekjen në fundjavë në Tiranë, janë arrestuar këtë të hënë.
Në rastin e parë, policia thotë se bëhet fjalë për aksidentit e datës 16 qershor në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një automjet u përplas me bordurën anësore e për pasojë humbi jetën 35-vjeçari V.Meshi, pasagjer në mjet.
Policia bën të ditur se ka arrestuar shoferin e mjetit, E.Hasanllari 34 vjeç. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë që më pas solli edhe humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përplasjen me bordurën anësore.
Ndërsa në rastin e dytë, bëhet fjalë për aksidentin në afërsi të TEG-ut më datë 18 qershor, kur një motor përplasi për vdekje këmbësorin 82-vjeçar me iniciale E.K.
Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e motorit, K.L. 33 vjeç.
Veç kalimit të palejuar në autostradë në errësirë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë edhe shpejtësia që po lëvizte drejtuesi i motorit tip “Honda”.
Viktima banues në Tiranë, vuante nga sëmundja e alzhaimerit dhe rezultonte i humbur që një ditë para aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.