Ka ndodhur

Tiranë / Alarm për bombë në shkollën ‘Turgut Ozal’, evakuohen nxënësit

Policia e Tiranës është njoftuar ditën e sotme, rreth orës 11:30 nga stafi i kolegjit privat në Tiranë, Turgut Ozal, se kanë marrë mesazh kërcënues në e-mail, ku thuhej se në ambientet e shkollës është vënë një bombë.

Në njoftim, policia konfirmon se alarmi ka qenë i rremë , pasi në kontroll nuk është gjetur asgjë.

E-mail ka qenë i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë