Ka ndodhur

Tiranë, adoleshenti aksidentohet te ‘Don Bosko’. Në Lezhë përmbyset një automjet

Një adoleshent është përplasur nga një makinë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë në orët e para të mëngjesit të 14 Shkurtit.

Sipas policisë, i plagosur mbeti 17-vjeçari me iniciale M.B., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shoferi i makinës është i paidentifikuar për shkak se pas aksidentit braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja.

Ndërkohë, një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e të hënës në aksin e vjetër Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pllanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e makinës, Oldiana. M, 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore n spitalin rajonal të Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë