Gazeta Si – Një 23-vjeçar u arrestua në Tiranë në kuadër të operacionit “Brryli”, pasi akuzohet se ka marrë peng një shtetasi 53-vjeçar, duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij.
Policia tha se si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te zona e Brrylit në kryeqytet, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale.
Më pas, i riu, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




