Gazeta Si – Një 51-vjeçar i identifikuar si Ndue Mliqi është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik në Vorë të Tiranës.
Autori, banues në Kurbin, po lëviztë në afërsi të Urës së Gjolës me lëndët eksplozive në çantën e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Explode” u sekuestruan të gjitha materialet e gjetura.
Mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




