Ka ndodhur

Tiranë, 50-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i dytë dhe humb jetën

Gazeta Si – Një 50-vjeçare humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të marte në Tiranë, pasi ra nga lartësia. Policia thotë se ngjarja ndodhi në rrugën “Allaman Dervishi”.

Viktima është një 50-vjeçare me iniciale K. M. Ajo dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë