Ka ndodhur

Tiranë, 46-vjeçarja merret peng nga dy gra dhe kanoset brenda një makine

Gazeta Si – Dy shtetase janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta.

Policia tha se si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A.Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E.L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë