Ka ndodhur

Tiranë, 45-vjeçari godet me tytën e pistoletës një person pas një konflikti

Gazeta Si – Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë një konflikti të çastit në Tiranë rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, një 37-vjeç, dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:05, ku menjëherë pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur kapja e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë