Ka ndodhur

Tiranë, 45-vjeçari dhunon gruan dhe fëmijët, qëllon me armë drejt policisë

Nga Gazeta Si- Mbrëmjen e të martës është arritur të parandalohet një ngjarje e rëndë në një familje, në fshatin Kus të Tiranës.

Policia, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një person po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, policia ka ndërhyrë në banesën e L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të L. A., 45 vjeç.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë