Gazeta Si – Një 43-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën të shtunën, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e shtetasit D.H., 48 vjeç, ka rënë nga çatia.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




