Ka ndodhur

Tiranë, 42-vjeçari dëmton traun e parkimit të një hoteli dhe makinën e policsë

Gazeta Si – Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shkatërroi traun e parkimit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”.

Policia tha se shtetasi A.Ll., banues në Tiranë, pas shkatërrimit të traut, po kryente sërish veprime të dhunshme.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, policia u përpoq ta neutralizonte, por ai ka filluar t’i kundërshtojë dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë