Ka ndodhur

Video / Tiranë, 42-vjeçari qëllohet me armë zjarri në makinë. Zbulohet autori i dyshuar

Gazeta Si – Një 42-vjeçar, me iniciale R.Z., ka denoncuar mëngjesin e kësaj të enjteje se është qëlluar me armë zjarri kur ndodhej në makinë në lëvizje.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” dhe për fat të mirë nuk ka persona të ;ënduar.

Në denoncimin e bërë në polici, ai është shprehur se drejt makinës së tij është qëlluar me armë nga një person i paidentifikuar, i cili ishte në këmbë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje gjeti disa gëzhoja.

Po kështu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, është vënë re një person i dyshuar i cili është shpallur në kërkim.

Raportohet se policia nuk e ka identifikuar plotësisht. Dyshohet se bëhet fjalë për një person që mund të ketë nga burgu kohët e fundit. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qellim për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin

“Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar”, – njofton policia e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë