Ka ndodhur

Tiranë, 40-vjeçari banues në Holandë lëvizte me pistoletë dhe karikator të mbushur

Gazeta Si – Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur me armë pa leje dhe të mbushur.

Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar 40-vjeçarin M.Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.  

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 40 vjeç, banues në Holandë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë