Gazeta Si – Një 39-vjeçare është arrestuar pasi ka goditur policin dhe punonjësin e sigurisë në Spitalin e Traumës. 39-vjeçarja Henxa Deliu kishte kërkuar të futej në ambientet e brendshme të spitalit, pasi djali i saj po merrte mjekim.
Por, roja nuk e ka lejuar dhe 39-vjeçarja e ka goditur. Më pas, roja ka lajmëruar policët që ta largojnë, por gruaja ka kafshuar një prej policëve në shpatull dhe e ka goditur.
39-vjeçarja është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen Henxa Deliu, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




