Gazeta Si – Një konflikt mes disa personave në një lokal nate ka përfunduar në përdorimin e armës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 39 vjeçar
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku sipas policisë, shtetasi Sh.M., ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur në këmbë.
Policia thotë se ai është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
39-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikuit për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Deri më tani janë shoqëruar 12 persona, të cilët janë marrë në pyetje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




