Gazeta Si – Një 37-vjeçar me iniciale M.G., është vënë në pranga këtë të mërkurë në Tiranë, pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë kur u arrestua, blutë i gjetën sërish sasi kokaine.
Shtetasi M.G., është ndaluar nga shërbimet e policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




