Një 36-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete. Policia bën me dije se gjatë një kontrolli në vendin e quajtur “Kodra e Diellit” kanë ndaluar një makinë, e cila drejtohej nga Sh.M..
Ky i fundit, pasi ka parë postbllokun e ngritur nga forcat “Shqiponja” ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur në dorë një çantë.
Pas disa minutave ndjekjeje, 36-vjeçari u kap nga policia dhe në çantën që mbante në dorë i është gjetur një armë tip pistoletë, dy krehër dhe fishekë luftarakë. Ai është arrestuar dhe do të akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




