Ka ndodhur

Tiranë, 35-vjeçari plagoset me armë zjarri nga fqinji te ‘Kodra e Diellit’

Gazeta Si – Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në Tiranë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes fqinjëve, ku i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Jonian Shehu. Ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, i identifikuar si Olsi Bllaci, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj plagosjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë