Ka ndodhur

Tiranë, 34-vjeçari i publikonte video intime një vajze në rrjetet sociale

Gazeta Si – Një 34-vjeçar është arrestuar me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes, pasi i kishte publikuar një video intime në rrjete sociale një shtetaseje.

Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë, pas kallëzimit të marrë nga një 26-vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Policia tha se vuri në pranga 34-vjeçarin V.G., banues në Fier dhe në Angli.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V.G., i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë