Gazeta Si – Një 32-vjeçare që mashtronte qytetarët duke u premtuar viza pune për në Britani të Madhe, është arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni të koduar “Deceit”.
Arrestimi i K.H., u bë pas kallëzimit në polici të dy qytetarëve, të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjenci turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16.700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




