Gazeta Si – Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëvritet, duke i vendosur flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, ndërsa i riu është dërguar në spital.
“Rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç”, – njofton policia.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



