Gazeta Si – Një 30-vjeçare është arrestuar në Tiranë, e akuzuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.
Sipas policisë, shtetasja V.G., dyshohet se përmes mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.
Sipas burimeve paraprake, ndaj vajzës janë depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.
Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.
Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



