Ka ndodhur

Tiranë/ 30-vjeçarja e huaj gjendet e vrarë me thikë brenda një banese, shpallet në kërkim bashkëshorti

Nga Gazeta Si – Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vrarë brenda një banese të marrë me qira në Tiranë, në zonën e bllokut të Ambasadave.

Policia bën me dije se gjatë këqyrjes paraprake, në trupin e 30-vjeçares janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi dyshojnë se ai mund të jetë autor i vrasjes.

Çifti kishin 7 ditë që kishin ardhur në Shqipëri, por nuk dihet arsyeja përse ndodheshin në vendin tonë. Policia është njoftuar për ngjarjen nga pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë çiftit banesën me qira.

Sipas burimeve e reja jetonte në shtëpinë e marrë me qira përmes platformës Airbnb, me bashkëshortin e saj, i cili është po ashtu htetas i huaj.

Policia është njoftuar për ngjarjen nga pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë çiftit banesën me qira.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, por forcat e rendit vetëm sot janë njoftuar nga pronarja banesës. Ndërkohë, mësohet se bashkëshorti i vajzës nuk është gjetur nga policia dhe ai dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Policia nuk ka siguruar ende të dhëna se nga çifti ishte me origjinë, por pronarja e banesës ka pohuar se flisnin në gjuhën arabe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë