Ka ndodhur

Tiranë, 30-vjeçari shantazhon dhe përndjek 33-vjeçaren dhe familjen e saj: Dua 5 mijë euro, ose publikoj fotot

Gazeta Si - Një 30-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar në Tiranë, pasi përndiqte dhe shantazonte një vajzë 33-vjeçare dhe familjarët e saj duke i kërkuar 5 mijë euro që të mos publikonte foto dhe video personale në rrjete sociale të saj.

Pas denoncimit të bërë në Policinë e Tiranës nga ana e 33-vjeçares, policia vuri në pranga 30-vjeçarin I.V., i cili është person me disa precedent penal. Ai akuzohet për përndjekje dhe shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.

30-vjeçari ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në Zvicër.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë