Ka ndodhur

Tiranë, 29-vjeçarja plagos me thikë bashkëshortin dhe shpallet në kërkim

Gazeta Si – Një 29-vjeçare është shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, e reja Xh.S., 29 vjeçe, ka goditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit.

I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të 29-vjeçares, e cila është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë