Gazeta Si – Një 27-vjeçar në Tiranë ka rënë në pranga, pasi akuzohet se përndiqte një vajzë prej disa kohësh.
Policia thotë se K.K., banues në kryeqytet, shantazhonte një 22-vjeçare që t’i jepte para, në mënyrë që mos i publikonte foto dhe video që dispononte.
Sipas policië, e reja i kishte dhënë më herët shuma të ndryshme parash 27-vjeçarit, por ai i kërkonte sërish që të mos publikonte materialet që dispononte në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




