Ka ndodhur

Tiranë, 24-vjeçarja godet me thikë bashkëshortin gjatë një konflikti

Gazeta Si – Një 24-vjeçare është vënë në hetim nga policia, pasi ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj një ditë më parë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re, ku gjatë një konflikti e reja e ka goditur bashkëshortin, duke e lënë të plagosur.

Ai është dërguar në spital për të marrë mjekimin, ndërsa ndaj 24-vjeçare M.SH., ka nisur procedimi penal. Ende nuk dihen motivet e sherrit mes tyre teksa priten të zbardhen detaje të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë