Ka ndodhur

Tiranë, 23-vjeçari godet infermierin në ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’

Gazeta Si – Një 23-vjeçar nga Tirana u arrestua, pasi goditi një infermier në QSUT. Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin A.Zh., i cili ditën e djeshme ka goditur për shkak të detyrës infermierin A.N., por nuk dihen ende arsyet e këtij konflikti.

“A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë