Ka ndodhur

Tiranë, 21-vjeçari plagoset me sende të forta nga 3 të rinj

Gazeta Si – Tre të rinj u arrestuan në Tiranë, pasi dyshohet se kanë plagosur rëndë duke goditur me sende të forta, një 21-vjeçar.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Mihal Popi” pranë kryqëzimit te shkolla “Vasil Shanto”, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, – njofton policia.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë