Ka ndodhur

Tiranë, 2-vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit dhe ndërron jetë

Gazeta Si – Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën në mënyrë aksidentale në Tiranë pasditen e të premtes.

Ngjarja ka nddodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Shefqet Kuka”, ku i mituri dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e katit të pestë të banesës.

Policia thotë se ai ka ndërruar jetë në vend, pa mundur t’i jepet ndihma e shpejtë mjekjësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë