Gazeta Si – Një vajzë 2-vjeçe është paraqitur një ditë më parë në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se u dëmtua në pjesën e krahut gjatë kohës që ishte në një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani” në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.
Gjithashtu, ditën e djeshme (10 nëntor), është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën “Peti”.
Disa ditë më parë, opinioni publik u trondit nga rasti i dyshuar i dhunës së një edukatoreje në një kopsht privat në Tiranë ndaj një të miture 3-vjeçare, e cila si pasojë theu këmbën e majtë. Pas hetimeve, edukatorja M.D., u arrestua nga policia pas pamjeve filmike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




