Gazeta Si – Një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, si dhe u shpall në kërkim babai i tij O.SH., 52 vjeç, pasi ky i fundit, sipas policisë, nxiste të birin që të përdorte armë zjarri.
Ndërkohë që vetë djali 16-vjeçar mbante me vete armë të ftohta kur shkonte në mësim. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




